Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e vetingut për 36 gjyqtarë dhe prokurorë në të gjitha institucionet gjyqësore të vendit. Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kryhet mbi bazën e tre kritereve, të pasurisë, kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale.
“Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të pikës 11 të nenit 3 dhe të pikës 4 të nenit 6 të “Rregullores për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, më datë 15.03.2018 janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e rivlerësimit”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Pavararur të Kualifikimit. Mes 36 subjekteve të parë që do t’i nënshtrohen vettingut është dhe kreu i Prokurorisë së Gjirokastrës, Arben Pasho, kreu i Prokurorisë së Rrethit Përmet, Hysen Keta, si dhe kreu i Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci.
©ArgjiroLajm.net