Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë. Si pasojë një zjarri në një, në fshatin Lekel ka humbur jeten nje 80 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes reth orës 8 ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit që i mori jeten të moshuarit.
“Në datën 16.03.2018, në orën 07:50, gjatë natës në afërsi të fshatit Lekël, Tepelenë, në një stan bagëtish është djegur kasollja ku brenda saj ka qënë dhe është djegur bariu, shtetasi A.M rreth 80 vjeç, banues në Hormovë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë me grupin hetimor, ku paraprakisht dyshohet se kasollja ka marrë flakë nga zjarri që viktima përdorte për t’u ngrohur“, thuhet në njoftimin e policisë.