Gjendet një sasi e madhe kanabisi në bregun e Novoselës në Vlorë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale. Sipas tyre droga është gjetur e braktisur. Dyshimet janë se trafikantët janë trembur dhe janë larguar, duke e lënë drogën në breg. Policia ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa mediat kanë bërë publike pamjet.









