Largimet nga anëtarësia e LSI drejt forcës politike të PS sa vijnë e po rriten dita ditës. Së fundmi pas ikjes së këshilltarëve në, Fier e Gjirokastër, LSI-së i janë larguar edhe tre këshilltarë të tjerë në Vlorë. Bëhet fjalë për tre këshilltarët, Luçiana Kopreçka, Rajmonda Jahaj dhe Bashkim Begaj. Ata janë larguar nga LSI për t’ju bashkuar Partisë Socialiste. Një ditë më parë u larguan këshilltarë të LSI-së edhe nga Bashkia Belsh në qarkun Elbasan. Ata kundërshtojnë koalicionin me PD-në.