Dy persona janë kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës për kanosje të fqinjit të tyre. Ata janë M.M dhe E.M, vjeç 76 dhe 35, banues në Gjirokastër, ndërsa personi i kanosur është K.M 71 vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Partizani’. Motivet e konfliktit mes tyre nuk bëhen me dije. Çështja po hetohet nga organi i akuzës në Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net