Një person është dhunuar me sende të forta në fshatin Bulo. Policia thotë se ka referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës kallëzimin ndaj shtetasit A.P vjeç 42, banues në fshatin Bulo pasi në këtë fshat, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.B, vjeç 65, banues në Libohovë. Motivet e sherrit nuk bëhen me dije nga policia. Cështja po hetohet nga organi i akuzës në Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net









