Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe ulje temperaturash ka rikthyer problemet në të gjithë vendin. Sa i përket qarkut Gjirokastër, ka rrëshqitje dherash në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, pranë vendit të quajtur ‘Shkalla e Zezë’. Kalimi në këtë pjesë të rrugës bëhet me një kah. Ekipet e emergjencave po punojnë për të normalizuar situatën.