Ndryshime të tjera në kupolën e Policisë së Shtetit. Mësohet se është ndryshuar kreu departamentit të Policisë Kriminale, sektor që heton ngjarjet e rënda në të gjithë vendin. Idajet Faskaj i cili deri më tani e mbante këtë pozicion është larguar. Në vend të tij është emëruar Eduart Merkaj, i cili ka mbajtur detyrën e drejtorit të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.









