• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Histori shqiptare/ Babai alkoolist dhe nëna e sëmurë, endja e Endritit rrugëve të Gjermanisë

20/03/2018
Histori shqiptare/ Babai alkoolist dhe nëna e sëmurë, endja e Endritit rrugëve të Gjermanisë

Varfëria, mungesa e perspektivës, gjakmarrja apo dhuna në familje shtyjnë edhe të mitur nga Shqipëria të vijnë për të kërkuar azil në Gjermani. Kur erdhi në Gjermani Endriti nuk dinte çfarë e priste. I ungji e mori me vete, pasi u kthye nga pushimet e verës për në Angli. Në Angli tha ai, janë bërë shumë. 405 minorenë shqiptarë kërkuan vitin 2015 azil në Mbretësinë e Bashkuar. Prandaj më mirë provoje në Gjermani. Një shok i xhaxhait i priti në Berlin dhe i mbajti dy ditë. Ai u tregoi adresën ku e qendrës për grumbullimin e të miturve të braktisur në Berlin. Dorëzoi aty pasaportën dhe çertifikatën e lindjes. E morën në pyetje disa herë, herë me përkthyes dhe herë pa përkthyes. Historia që tregoi ishte ajo e dhunës në familjen e tij.

Të ardhura të pakta, babai alkoolik, nëna e sëmurë, mungesë perspektive. Historia nuk ishte e stisur, ranë dakord ekspertët. Muajin e parë qëndroi në një kamp, në një dhomë me djem të moshës së tij. Pjesa më e madhe nga vendet arabe. Kishte edhe një nga Shqipëria. U bënë shok, po dikur morën “transferën” siç quhet në zhargon, për të shkuar në vendin për qëndrim afatgjatë, kështu që u ndanë.

Një organizatë që merrej me menaxhimin e minorenëve të pashoqëruar, siç quhet në gjuhën administrative, mori përsipër kujdesin për të. E çuan të bënte kontrollin shëndetësor. Zyra për të Rinjtë pranoi kërkesën për t’i dhënë ndihmë nga “ndihma për të rinjtë”. I vendosën një kujdestar për çështjet ligjore dhe çuan në shkollë. Fillimisht në një klasë me të huaj për të ndjekur kurset që ofrohen për fëmijët e huaj që të mësojnë gjuhën gjermane dhe të marrin informacionet e para për jetën në Gjermani. Mbas mbarimit me sukses të klasës, Endritin e futën në një shkollë profesionale për kopshtar.

Praktikën e bën në një kopshtari në rrethinat e qytetit. Ndërkohë ka mbushur moshën madhore. Tani mund të bëjë zyrtarisht kërkesë për azil, po shoqatat pro-refugjatëve në Berlin e kanë këshilluar të mos e bëjë. Të gjithë aktorët që u morën me administrimin e jetës së tij në Berlin, e ndihmuan me dëshirë dhe bënë ç’është e mundur për t’i ofruar në perspektivë të ardhmeje këtij të riu nga Shqipëria.

Jo të gjitha historitë përfundojnë me “happy end”

Zyrat e UNHCR-it dhe kanë mjaft histori të tilla për të treguar. Kështu në vitin 2015 kërkuan strehim në Gjermani 257 minorenë të pashoqëruar shqiptarë. Një vit më vonë numri ra në më pak se gjysmën në 110, dhe në vitin 2017 numri i minorenëve që kërkuan strehim në Gjermani ra në 53. Mes tyre ka pasur të rinj që janë larguar prej gjakmarrjes, dhunës në familje, por edhe varfërisë dhe mungesës së perspektivës. Një pjesë janë larguar me dijeninë e prindërve, të tjerë thjesht kanë ikur nga shtëpia dhe nga vendi.

Jo të gjitha historitë kanë qenë me “happy end”. “Sado që u munduam, njëri prej të rinjve përfundoi në burg. Të rriturit kriminelë e përdornin për të kryer punë, deri sa ra në rrjetin e policisë. Një tjetër nuk ishte në gjendje të vazhdonte shkollën, kështu që kur arriti moshën madhore e kthyen në Shqipëri. Një tjetër, u kthye vetë sepse nuk duronte dot pa rrjetin social familjar. Viti 2015 dhe 2016 ka qenë shumë i vështirë për gjithë punonjësit socialë që janë kujdesur për të huajt.” – thotë Vilma, një punonjëse e organizatës AËO-s. “Nuk kishim mundësi t’i jepnim kohën e duhur për t’u trajtuar çdo rasti, për shkak të fluksit të madh”. Atë vit që Endriti erdhi në Gjemani, azil kërkuan 36 mijë minorenë të pashoqëruar.

Shifrat mungojnë

Sa prej minorenëve janë kthyer në Shqipëri dhe sa kanë qëndruar, nuk dihet me saktësi. Zyra e BAMF, Entit Federal Gjerman për Migracionin i tha Deutsche Ëelles se “ne nuk mbledhim të dhëna duke ndjekur si vazhdon historia e këtyre personave”. Lioba Hebauer shpjegon se “për ata që janë kthyer ekzistojnë vetëm shifrat e të dëbuarve, ose të atyre që janë nxitur për t’ u larguar. Në vitin 2015 numri i të rinjve që u dëbuan prej autoriteteve ka qenë 45, në vitin 2016 ka qenë 31 dhe në vitin 2017 numri i të kthyerve ka qenë 32.”

Në këto shifra flitet vetëm për të rinjtë që kanë kërkuar azil me arritjen e moshës madhore, dhe BAMF-i u ka refuzuar kërkesën. Për rastet e tjera, si ajo e Endritit, vendosin zyrat e të huajve të qendrave të banimit, nëse një i ri e merr apo jo lejen e qëndrimit, dhe me çfarë arsye e merr, mbrojtje minorenësh apo ndjekja e arsimit profesional. /DW/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba: Jam e sigurt që do të arrij gjysmëfinalen!

26/12/2025
“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al