Spitali ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër, ndonëse është më i madh në jug të vendit, nuk ka vetëm problem mungesën e mjekëve specialistë sikundër gjithë spitalet e tjera të rretheve, por lë për të dëshiruar edhe në ambientet e brendshme të tij, të cilat kanë degraduar ndër vite. Rikonstruksioni i fundit i këtij spitali përfundoi më 26 qershor të vitit 2009, por sot duket sikur nuk është vënë dorë kurrë. Kjo vë në dukje dy probleme. Së pari punimet pa cilësi që kryhen nga kompanitë fituese të tenderave. Së dyti nevojën emergjente që ka ky spital për rikonstruksion. Fotot më poshtë janë shkrepur sot në një prej dhomave të spitalit.
©ArgjiroLajm.net