Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën Gjirokastër-Sarandë, pranë fshatit Muzinë. Policia thotë se shtetasi M.K, 45 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, e për pasojë është aksidentuar vetë dhe bashkëshortja, shtetasja A.K, vjeç 38. Fatmirësisht ata kanë marrë plagë të lehta dhe pas ndihmës mjekësore në spital, janë larguar për në banesë. Policia ka referuar materialet hetimore të kësaj ngjarje në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
©ArgjiroLajm.net