Regjistrohet një tjetër rast i dhunës në familje. Policia thotë se një ditë më parë u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.ZH, 30 vjeç dhe për djalin e saj të mitur 5 vjeç pasi ndaj tyre ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, ish vjehrra, shtetasja M.R, 77 vjeç, banuese në Sarandë. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Sarandë, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
©ArgjiroLajm.net