Eduard Selami ka reaguar pas zërave të shtuar ditët e fundit, për një rikthim të mundshëm të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Selami thotë se zgjidhja për shpëtimin e PD-së, pavarësisht se Basha është i dështuar, nuk është rikthimi i Berishës.
“Basha është i dështuar, por Berisha nuk është zgjidhja. PD duhet reformuar mbi vlera demokratike”, shkruan Selami, duke iu përgjigjur kështu kritkëve të Bashës, disa prej të cilëve së fundmi kanë kërkuar rikthimin e Berishës në krye të PD-së.









