• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD kërkon hetim për deputetin socialist të Sarandës: Vodhi 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi

24/03/2018
PD kërkon hetim për deputetin socialist të Sarandës: Vodhi 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni është akuzuar publikisht se ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi nga familja Bua. Denoncimi u bë në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku zonja Irini Bua akuzon deputetin për tjetërsimin e pronës së saj, nëpërmjet falsifikimit. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD Flamur Noka tha sot: “Pasi ka blerë 11 mijë metra katrorë tokë me dokumenta të fallsifikuar, Alket Hyseni, ia kaloi atë mikut të Edi Ramës, Gon Papulit. Ku i gjeti milionat një nëpunës shteti, ish-doganieri Alket Hyseni, për të blerë 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi apo të tjera në Tiranë? Çfarë e bën edhe më të rëndë grabitjen e pronës nga familja Bua tek Alket Hyseni dhe më pas tek miku i kryeministrit, është fakti se ai e ka kryer transaksionin në kohën kur Edi Rama e kishte emëruar Kryetar të Task Forcës për verifikimin e kthimit dhe rregjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut. Në këtë histori ka edhe një fakt tjetër shumë të rëndë. Kur po bëhën 24 orë nga denoncimi publik i zonjës Irini Bua, Edi Rama hesht. Kryeministri që bërtet për drejtësi dhe që ka ngritur një task force të re me “alketë” të tjerë për grabitjen e re të pronave në bregdet, duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve!

Pse i ka dhënë mikut Gon Papuli leje ndërtimi për një fshat turistik mbi një pronë të vjedhur nga deputeti Alket Hyseni? Sa prona të tilla janë grabitur me lejen e kryeministrit Edi Rama?  Kush janë klientët që do të marrin pronat e grabitura nga skema e re mafioze e qeverisë, që u heq pronarëve të drejtën e pronës?

Bashkë me Edi Ramën hesht edhe Prokuroria. Deri tani, Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar këtë peshk të madh që i ka rënë në rrjetë. Partia Demokratike beson se ky është një rast që Prokuroria të mos tregohet selektive dhe të bëhet pjesë e axhendës politike të palës që është në pushtet.”, tha Noka.

Akuza e Irini Bua

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, një zonjë e quajtur Irini Buo, ka denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni, se i ka vjedhur tokën në Dhërmi. Zonja Irini Bua, pretendon se Alket Hyseni i ka tjetërsuar 11 mijë metra tokë, raporton TPZ. “Prona është vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni. Leje mbi pronën tonë ka dhënë Edi Rama. Alket Hyseni ka bërë marrëveshjen me kompaninë e Mirela Papulit. Nuk mund të ketë Alket Hyseni dhe kompania Papuli pronë, dhe ne nuk kemi asnjë metër katror tokë. Tani kanë dhënë leje ndërtimi tek Papuli për ndërtimin e një fshati. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të pezullojë këtë vendim.”

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren

Tirana në “teh të thikës”, tre skenarët për mbijetesën. Si shpëton direkt dhe si shkon në “play out”

08/05/2026
ZYRTARE/ Çudia me rregulloren e Final Four, Vllaznia mëson verdiktin dhe nëse e mbyll në renditje mbi Elbasanin

ZYRTARE/ Çudia me rregulloren e Final Four, Vllaznia mëson verdiktin dhe nëse e mbyll në renditje mbi Elbasanin

08/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al