• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vdekja e adoleshentes që udhëtonte nga Saranda në Janinë/ Të dhënat shokuese të autopsisë…

24/03/2018
Vdekja e adoleshentes që udhëtonte nga Saranda në Janinë/ Të dhënat shokuese të autopsisë…

Të dhëna tronditëse janë publikuar nga mediat greke lidhur me përgjigjen e autopsisë së adoleshentes shqiptare Konstandina Anagnosti, e cila humbi jetën në taksi duke u udhëtuar nga Saranda në Janinë. Mjeku-ligjor Theodoros Vougiouklakis, i cili ka vulosur dhe firmosur autopsinë, e cila ka treguar se Konstandinës i ishin hequr organet vitale në mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standardi të mjekësisë ligjore. Sipas tij, nga trupi i 16-vjeçares mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri. Kurse në gjakun dhe në analizat e urinës që iu bënë, u konstatuan sasi të larta të likodainës (lloj anestezie).

Duke iu referuar burimeve të veta, “EspressoNews” shkruan se edhe vet mjeku-ligjor i Universitetit të Janinës ishte habitur nga metoda jo profesionale e ekspertizës mjeko-ligjore që i ishte bërë 16-vjeçares në Shqipëri. Ai madje ka kërkuar para hetuesve edhe bërjen e një testi gjenetik për t’u identifikuar organet që pala shqiptare dërgoi për analiza në Greqi. Më 15 Nëntor të vitit 2014, Konstandina Anagnosti kishte shkuar tek dentisti në Sarandë me një taksist grek. Gjatë kthimit për në Janinë, ku banonte me të ëmën, 16-vjeçarja humbi ndjenjat në makinë dhe mbërriti pa jetë në spital. Ekspertiza mjeko-ligjore në Shqipëri doli në konkluzionin se vajza humbi jetën nga shkaqe natyrale dhe pushoi hetimet. Babai i adoleshentes, Jorgo Anagnosti i cili nuk banonte me familjen e tij pasi është i divorcuar nga bashkëshortja, bëri kallëzim në Policinë e Janinës që kjo ngjarje të hetohej deri në fund. Ai ka pretenduar vazhdimisht se vajza e tij nuk ndërroi jetë për shkaqe natyrale. Hetimi në Greqi po vazhdon ende, kurse taksisti grek që po e shoqëronte ndiqet penalisht. Tashmë, faktet e reja të mjekut ligjor në Janinë, kanë shokuar edhe vet hetuesit që po përpiqen të zbardhin këtë ngjarje./EspressoNews

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

11/04/2026
Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al