‘Hemoragjia’ që nisi në Gjirokastër me largimet e këshilltarëve vijon në cdo bashki të vendit. LSI-ja “fut uje” edhe ne Korçe. Paraditen e sotme, 2 këshilltare te LSI te këshillit bashkiak te qytetit i janë bashkuar PS-se. Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti përmes një deklarate publike shprehen se po largohen nga LSI dhe i bashkohen PS. Pas largimit te dy këshilltareve nga LSI-ja, Këshilli Bashkiak i Korçës shkon me 23 mandate PS, 6 LSI dhe 12 PD. Deri më tani ka pasur largime këshilltarësh nga Vlora, Fieri, Belshi, Shkodra etj.









