Policia e Vlorës arrestoi me qëllim ekstradimin një 47-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me armë në Itali. Në pranga u vendos Fatmir Halla, lindur dhe banues në Vlorë. 47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Iterpol Roma pasi një gjykatë në Itali e ka dënuar me 7 vite burg për vrasje. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.









