• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Adios LSI

28/03/2018
Adios LSI

Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu

Dikur ishte i zgjuar ai apo ajo që kalonte sa më parë tek LSI-ja sepse do kishte përfitime. LSI-ja të ofronte punë, e siguri pasi nuk do dilte asnjëherë në opozitë. Sot është i zgjuar ai që largohet sa më parë nga kjo parti. Përse? Sepse pas një viti nuk do ketë më LSI.

“Bye bye – Adios LSI.”

Këtë e kanë kuptuar këshilltarët nga mbarë bashkitë e Shqipërisë që tashmë janë larguar, e shumë të tjerë që do largohen së shpejti. E kanë kuptuar të rinjtë e LRI-së që dikur mbushnin stadium e sot me vështirësi mbushin një sallë. E kanë kuptuar gratë që dikur shkonin të krehura e zbukuruara që të dukeshin sa më shumë në fotot që hidheshin në facebook me Ilirin apo Monikën e që sot as që ia përmendin më emrin LSI-së. E kanë kuptuar deputetët e LSI-së që nuk bëjnë më zë e kanë shkuar në drejtim të paditur. E ka kuptuar ish –ish-ish Edmond Xhaxhinasto, them shumë ish-e se ka qenë disa herë ministër i ministrive më të rëndësishme të vendit dhe madje edhe Zv/Kryeministër, me një diplomë anglishteje, por Made in LSI. Kjo parti bënte bufin drejtor, ose njërin me shkollë fillore e me diploma falco, e bënte Ministër Mjedisi. Kështu pra, e ka kuptuar edhe Haxhinasto, që rruga e kombit duhet të taksohet dhe Rama ka të drejtë, duke kundërshtuar kështu ish partinë e tij.

Nëse kanë mbetur ndopak të zgjuar tek LSI-ja të ikin sa më parë, se në zgjedhjet vendore të vitit 2019, LSI-ja do shuhet plotësisht. Sepse është tashmë e provuar, si me të dhëna ashtu edhe në praktikë që shqiptarët, dhe jo vetëm në fakt, nuk e hedhin votën as për programin, as për spektrin politik, por për liderin e partisë. Ose thënë më qartë, për atë që ata konsiderojnë si Kryeministër të ardhshëm. Partitë tona nuk kanë program.

Asnjëra prej tyre, as PS, as PD e as LSI. PS tha do ulë taksat ndërkohë po shtohet çdo muaj një e tillë, dhe ecën me plane gjashtëmujore ose një vjeçare. Edhe spektër politik nuk ka. PS-ja nuk është më aspak parti e majtë, pasi qeverisjen e saj e ka të mbështetur tek koncesionet dhe privatizimin. PS sot është një parti mutande, pa identitet e ideologji, ajo thjeshtë ka Edi Ramën, e bën çfarë ti dojë qejfi Edi Ramës. Pasi ai është e do mbetet opsioni i kësaj partie si Kryeministër i ardhshëm sa herë që ka patur e do ketë zgjedhje nën drejtimin e tij.

As PD-ja nuk është e djathtë pasi nuk po promovon as edhe një koncept të së djathtës. Ndërsa LSI-ja e quan veten të qendrës jo për ideologji por vetëm si pozicion strategjik, që të kalojë majtas apo djathtas sapo të kërkojë interesi.

Kështu pra, na mbetet që shqiptarët do votojnë pa program, pa ideologji politike, por vetëm liderët të cilët janë: Rama, Basha, dhe Mona.

Asnjëri nga këta nuk e meriton të jetë kryeministër i shqiptarëve por ja që këta na kanë rënë për pjesë, pasi kur të zgjuarit dhe të ndershmit nuk merren me politikë, mbeten ata më pak të zgjuar e më pak të ndershëm, ndaj edhe liderët i kanë fodullë e të korruptuar. Dhe ja nga këta të tre, dy herë zgjedhjet i fitoi Rama, asnjë sukses nuk ka korrur Basha, dhe asnjë testim nuk ka kaluar Mona, e cila vetëm brenda gjashtë muajve ka krijuar një antipasti të paparë në politikën shqiptare. Dhe Monën, asnjë shqiptar nuk e sheh si Kryeministre të mundshme. Dhe kam besimin se vetë Mona nuk e sheh veten si Kryeministre. Dhe në momentin që nuk pasqyron apo aspiron për një pozicion të tillë askush nuk do të të ndjekë pas. Ndaj edhe “Adios LSI.” Vitin që vjen kjo parti do të abandonohet në atë farë pike që, ashtu siç u bënë skeçe për suksesin e saj, do bëhen edhe skeçe, madje edhe më gazmore, për rrëzimin e saj fatal.

Adios LSI – ora mbrapsht ka filluar. Madje edhe vetë Mona mund të largohet. Por se tek kush do të shkojë? Rama apo Basha? Do e vendosë vitin që vjen.

Related Posts

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lori Hoxha shtatzënë! Detaji që “tradhtoi” gjithçka nga një foto në palestër

Lori Hoxha shtatzënë! Detaji që “tradhtoi” gjithçka nga një foto në palestër

19/03/2026
“Duam gjysmëfinalen”, Kompany-Harry Kane sfidojnë Real Madrid: Jemi në formë optimale

“Duam gjysmëfinalen”, Kompany-Harry Kane sfidojnë Real Madrid: Jemi në formë optimale

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al