Një 17-vjeçare u plagos me armë zjarri në banesën e saj në Fier dhe tani është shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Policia njofton se 17-vjeçarja L.B. rreth orës 16:30 plagosi veten me një armë gjahu në banesën ku jetonte me familjarët në lagjen “8 shkurti”. Arma e gjahur është me leje në emër të babait të vajzës. Policia njofton se rrethanat mbeten ende për t’u zbardhur. Pas transportimit në spital, vajza ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.









