• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të gjithë duan të ikin, por Shqipëria renditet ndër vendet më…

30/03/2018
Të gjithë duan të ikin, por Shqipëria renditet ndër vendet më…

Pas viteve ’90 shqiptarët e panë emigracionin si një rrugëdalje për të siguruar më shumë të ardhura dhe për një jetë më të mirë. Sot rreth 40% e popullsisë (1.2 milionë persona) jeton jashtë vendit, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një nga përqindjet më të larta në botë. Kjo duket se na ka bërë më mikpritës me ata që tentojnë të ikin nga shteti mëmë dhe të zhvendosen në një vend tjetër.

Një indeks global i Gallup, i publikuar në kuadër të Indeksit të Lumturisë 2018, e rendit Shqipërinë në vendin e 21 në botë përsa i përket shteteve më mikpritëse për emigrantët.

Vendi më mikpritës në botë është Islanda, i ndjekur nga Zelanda e Re, më pas janë Ruanda, Kanadaja, Sierra Leone, Mali, Australia. Në Europë, shteti më mikpritës është Suedia, e ndjekur nga Norvegjia, Luksemburgu, Holanda, Spanja, Zvicra.
Në krye të shteteve që nuk i duan emigrantët është Egjipti, i ndjekur nga Iraku, Bjellorusia, Greqia (që mban vendin e parë përsa i përket emigrantëve shqiptarë).
Ndryshe nga Shqipëria, pothuajse gjithë shtetet e rajonit janë në listën e shteteve që kanë një nivel mikpritjeje për emigrantët më të ulët sesa mesatarja globale. Në krye është Rumania, e ndjekur nga Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Serbia, mali i Zi, Maqedonia.

Nëse migrimi rural-urban brenda vendeve është një fenomen i vjetër, migrimi ndërkombëtar në shkallë të gjerë është rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të globalizimit, thekson raporti. Në vitin 1990, në botë kishte 153 milionë njerëz që jetonin jashtë vendit ku ata kishin lindur. Deri në vitin 2015 ky numër ishte rritur në 244 milionë, nga të cilët rreth 10% ishin refugjatë. Kështu gjatë 25 viteve të fundit emigrantët ndërkombëtarë u rritën me 90 milionë. Përveç kësaj, sipas një vlerësimi ka edhe 700 milionë njerëz të tjerë, të cilët dëshirojnë të lëvizin mes vendeve por nuk e kanë bërë ende këtë.

Nga numri në rritje i migrantëve të kohëve të fundit, mbi gjysma vjen nga migrimi midis kontinenteve. Ka pasur migrime të mëdha në Amerikën e Veriut dhe në Evropë, të nxitur nga emigrimi nga Amerika Jugore / Qendrore, Azia dhe Afrika. Ka pasur gjithashtu flukse të rëndësishme të migrantëve ndërkombëtarë brenda kontinentit. Në Azi, për shembull, kishte emigracion të lartë nga India në në shtetet e Gjirit; dhe në Evropë kishte fluks të fortë emigracioni drejt Perëndimit pas rënies së komunizmit.

Në vendet e pasura, përqindja e emigrantëve është shumë e lartë. Në Evropën Perëndimore, shumica e vendeve kanë emigrantë në mes 10 dhe 15 për qind të popullsisë. E njëjta gjë vlen edhe për SHBA-të; ndërsa Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re kanë ndërmjet 20 dhe 30%. Rastet më ekstreme janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti, të dyja mbi 70%./monitor/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papritur në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën!

E papritur në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën!

25/12/2025
Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al