• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pëllumb Xhufi: Kampi i Tepelenës nuk ka asnjë ngjashmëri me kampin famëkeq të Aushvicit

30/03/2018
Pëllumb Xhufi: Kampi i Tepelenës nuk ka asnjë ngjashmëri me kampin famëkeq të Aushvicit

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi është i mendimit se kampi i Tepelenës nuk ka asnjë ngjashmëri me kampin famëkeq të Aushvicit. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, bazuar në dokumente të CIAs amerikane, shprehet se trajtimi i të izoluarve në atë kamp ishte më i mirë se në burgjet e Spaçit dhe Burrelit. Janë pikërisht këto dy burgje që mund të kthehen në muze si simbole të represionit të egër komunist.

“Është quajtur Aushvici shqiptar, është quajtur kampi i shfarosjes në masë dhe kjo ka ngjallur reagime dhe jo vetëm mes shqiptarëve. Në premisë, dua të them se do të kisha dashur shumë dhe do të kisha uruar shumë që për të bërë një pasqyrë dhe një rishikim të historisë së diktaturës, të restauroheshin burgjet e Burrelit dhe të Spaçit, për mua, ata janë dy simbolet e represionit komunist. Në këtë kuptim, më duket se ka një shpërpjesëtim, por edhe një dhunë dhe padrejtësi që u bëhet të gjithë atyre të burgosurve politikë, shumë prej të cilëve edhe kanë vdekur në këto dy burgje. Në raport me ta, kampi i Tepelenës ishte një kamp i ngritur për një kohë të caktuar” -thote ai.

Duke u ndalur ne debatin e krijuar, ai sqaron: Aushvici, Mathausen apo Birkinau, nuk kanë të ngjashëm as në Shqipëri e as në ndonjë vend tjetër të Europës për mizorinë që është ushtruar aty ndaj racës njerëzore. Ndaj, çdo krahasim i realiteteve te tjera represive, siç është edhe kampi i Tepelenës, me kampet e mësipërme të shfarosjes në masë, është antihistorik e spekulativ! Unë kam gjithë respektin e duhur për të gjithë ata njerëz që kanë vuajtur aty, ku kanë kaluar një jetë të vështirë, por ta kapërcesh masën dhe ta kthesh kampin e Tepelenës në një kamp shfarosjeje, në një kohë kur nëse donin t’i shfarosnin, i vrisnin pa gjyqe siç edhe ka ndodhur. Por ne nuk duhet të fyejmë popujt e tjerë duke larë hesapet me njëri-tjetrin se kjo është dhe për përdorim të brendshëm. Unë dyshoj që ka dhe një arsye nga iniciatorët që e kanë marrë përsipër. Mund të them se ndonjëri prej tyre nuk është njeriu i duhur.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë bëri Lewis Hamilton në Maranello që emocionoi gjithë stafin e Ferrarit?

Çfarë bëri Lewis Hamilton në Maranello që emocionoi gjithë stafin e Ferrarit?

25/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

Shpallet “Trajneri i Vitit”, Chivu merr vlerësimin e rëndësishëm

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al