Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që përcakton që për vitin 2018, procedura e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët drejtuese, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira. Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e mësipërme është 61 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese. Ndërkohë, vendimi është publikuar menjëherë në Fletoren Zyrtare dhe parashikon se “pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil, për nivelin e ulët drejtues janë gjithsej 10”. Pozicionet në të cilat mund konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil. Niveli i ulët drejtues dhe të barasvlershëm
Drejtor i Drejtorisë së Financave, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural
kategoria III-a;
Përgjegjës i Sektorit të Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve IPARD, në Drejtorinë e Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural
kategoria III-a/
Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit IPARD, në Drejtorinë e Kontrollit, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural
kategoria III-a/1;
Përgjegjës i Sektorit të Ekzekutimit të Pagesave IPARD, në Drejtorinë e Ekzekutimit të Pagesave, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural
kategoria III-a/1;
Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit të Skemave, në Drejtorinë e Kontrollit, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural
kategoria IIIa/1;
Përgjegjës i Sektorit të Promocionit dhe Komunikimit, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria
III-a/1;
Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit të Skemave Kombëtare, në Drejtorinë e Kontrollit, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural
kategoria III-a/1;
Drejtor i Drejtorisë së Autorizimit të Pagesave, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural
kategoria III-a;
Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural
kategoria III-a;
Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1.









