Një granatë është gjendur sot në qytetin e Vlorës. Konkretisht bëhet fjalë për lagjen “Kushtrimi. Bëhet me dije se granata ndodhet në afërsi të një banese. Granatës i është hequr ndezësi e nuk ka shpërthyer, duke sjellë kështu dhe dyshimet e para për vënie të qëllimshme të saj. Nuk dihet ende autori dhe në ç’kushte granata është vendosur pranë banesës. Pritet që forcat xheniere të shkojnë në vendngjarje e të kryejnë hetimet.









