Ka shkuar në tre numri i viktimave të aksidentit të ndodhur gjatë natës në rrugën Leven Tepelenë. U njoftua me hërët të se makina përfundoi në kanal nga ku gjeten vdekjen dy persona por pas verifikimit dhe nxjerrjes së makinës eshtë kuptuar se na makinë kanë qenë tre përsona të cilët kanë humbur jeten.
Mësohet se automjeti ka rënë në kanal në fshatin Varibop të Fierit. Shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe më të cilen po levizte automjeti çka sjellë edhe humbjen e jetës së tre përsonave.
Sipas policisë së Fierit, një makinë është rrëzuar në një kanal me ujë dhe si pasojë janë mbytur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeret. Në njoftim thuhet se: “Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.









