Albana Koçiu, Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike tha sot ne Kuvend se viti zgjedhor 2017, si dhe vendosja e disa ministrave teknikë, pezulloi për një kohë të gjatë procedurat e plotësimit të vendeve vakante. Sipas saj për vitin 2018, numri i vendeve vakante që do të plotësohen me punonjës të rinj është 1082. Këto vende të lira puna janë të shtrira nëpër ministri dhe institucione të tjera qëndrore e rajonale. Aplikimi për këto vende publike bëhet përmes DAP.









