• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet plani i qeverisë, shkurtohen vendet e punës në shtet

14/04/2018
Qeveria ‘shkund’ administratën, ja kur nisin largimet nga puna dhe rishikimi i pagës

Ulja e deficitit fiskal dhe borxhit publik pritet të sjellë shkurtime të fondeve, që qeveria përdor si shpenzime në paga dhe investimet publike. Për periudhën 2018-2020, shpenzimet për pagat do të ulen nga 0,1 për qind deri në 0,3 për qind. Për të njëjtën periudhë, shpenzimet kapitale apo siç njihen ndryshe për investime do të ulen nga 0,2 për qind deri në 0,9 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Borxhi publik deri në 2020- ën pritet të arrijë në 64,7 për qind. Në këto 3 vjet pritet që niveli i arkëtimit të të ardhurave të mos ndryshojë, ndërsa shpenzimet publike, duke nisur nga viti i ardhshëm,do të ulen. Janë këto vlerësimet për treguesit ekonomikë, që jepen në raportin e rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

“Përpjekjet e qëndrueshme të konsolidimit fiskal dhe reformat strukturore pritet të reduktojnë gradualisht deficitin fiskal. Deficiti pritet të bjerë në 1,5 për qind deri në vitin 2020-të dhe raporti i borxhit publik ndaj prodhimit të brendshëm bruto do të ulet në 60 për qind deri në vitin 2022. Plani afatmesëm i qeverisë bën të nevojshëm vijimin e konsolidimit fiskal deri në vitin 2021, duke ulur në mënyrë të veçantë shpenzimet për personelin, shpenzimet sociale dhe ato për qeverisjen vendore”, citohet në raportin e Bankës Botërore.

Për arritjen e këtij skenari ekonomik, Banka Botërore shikon të domosdoshëm uljen e shpenzimeve për paga. Ajo parashikon që për vitin e ardhshëm këto shpenzime të jenë 4,7 për qind, rreth 0,1 për qind më pak se 2018-ta dhe për 2019- ën të arrijnë 4,9 për qind. Ulja e shpenzimeve në paga pritet të sjellë shkurtime të vendeve të punës së administratës, ku Banka Botërore thekson gjithashtu se shpenzimet për personel janë të nevojshme.

Banka Botërore shpjegon se në planin afatmesëm, qeveria parashikon që investimet publike të jenë 5 për qind dhe këto do të shkojnë për të përmirë- suar infrastrukturën,reformën e ujit, gjyqësorit dhe mbrojtjen ushtarake, pasi investimet e mëdha do të financohen nëpërmjet partneriteteve publike private./panorama

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

24/12/2025
Einxhel Shkira “fshin” miqtë e saj më të ngushtë nga IG, reagon Graciano

Einxhel Shkira “fshin” miqtë e saj më të ngushtë nga IG, reagon Graciano

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al