• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zagori, restaurohet brenda kësaj vere Kisha e Apostujve në Hoshtevë (VIDEO)

15/04/2018
Zagori, restaurohet brenda kësaj vere Kisha e Apostujve në Hoshtevë (VIDEO)

Një ekip ekspertësh nga Instituti i Monumenteve të Kulturës është duke kryer vlerësimin e dëmeve strukturore dhe atyre të afreskeve në Kishën e Apostujve në Hoshteve. Projekti i restaurimit që do të pasojë vlerësimet teknike pritet të zbatohet brenda verës së këtij viti. Kisha e Apostujve në Hoshtevë të Zagorisë, një prej monumenteve më të rrallë të kultit dhe artit të mesjetës së vonë prej vitesh rrezikon shembjen.

Pas shembjes se urës mesjetare të fshatit në fillim të shkurtit banorët kanë kërkuar ndihmë për të shpëtuar të vetmen mes 24 kishave të zonës më të thellë të Zagorisë në Gjirokastër. Kreu i fshatit Paskal Nasi uron që monumenti t’i mbijetojë kohës deri në restaurim. Ai konfirmon se është njoftuar se punimet do të fillojnë këtë verë.

Kisha e Shën Pjetrit dhe Pavllos me afreske të gjallë të pikturuar rreth vitit 1843 ka probleme strukturore të pandalshme. Zhvendosja e murit perëndimor kërcënon çarje të mëtejshme në mure ndërsa edhe pjesa e hajatit është duke u distancuar nga Trupi i Kishës.

Çatia e objektit sipas banoreve ka probleme të mëdha dhe lagështia është duke shkatërruar afresket. Jashtë kamerave ekipi i ekspertëve njoftoi vlerësimin e dëmit dhe një projekt restaurimi edhe për Urën e Nivanit që gjendet në shtratin e lumit të Zagorisë. Shpëtimi i të dy monumenteve që po jetojnë ditë të vështira është jetik për trashëgiminë materiale, kulturore dhe shpirtërore të kësaj krahine. /Top Channel

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

08/09/2026
VIDEO/ AEK fiton pa Strakoshën në Champions, Aston Villa feston në Belgjikë

VIDEO/ AEK fiton pa Strakoshën në Champions, Aston Villa feston në Belgjikë

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al