Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Gjirokastër ka hapur një tender me vlerë rreth 29.5 milionë lekë të vjetra me Tvsh. Objekti i tenderit është: ‘blerje matësa uji dhe rakorderi’. Sipas njoftimit, dorëzimi i ofertave ka përfunduar dy ditë më parë. Tani pritet shpallja e fituesit. Në kuadër të reformës së ujit, pritet që te vendosen sahate tek të gjithë abonentët, duke eleminuar kështu tarifat fikse mujore. Ndërmarrja e Ujësjellësit në Gjirokastër prej më pak se një muaj drejtohet nga Dhimitër Kristidhi. Ai u emërua pas shkarkimit të Bashkim Tolës, si shpërblim për qëndrimin në radhët e grupit të këshilltarëve të LSI-së.
©ArgjiroLajm.net










