• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çelja e negociatave, Rama fton Bashën: Eja t’i dalim për zot të ardhmes

17/04/2018
Çelja e negociatave, Rama fton Bashën: Eja t’i dalim për zot të ardhmes

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Nga Kryeministria, Rama e cilësoi diten e sotme, një ditë të madhe për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij ai ftoi kreun e opozitës Lulzim Basha për bashkëpunim, në mënyrë që të dy t’i dalin për zot të ardhmes.

“Sot kemi kaluar sprovën historike të ngjitjes në një shkallë të re. Jemi rekomanduar pa asnjë rezervë nga BE që mund të ulet në tryezën e negociatave. Jam i emocionaur dhe shumë krenar sepse ia dolëm këtij provimi mjaft të vështirë. U dhamë Shqipërisë një staturë të re. Tanimë është e qartë se rruga përtej udhëkryqit, sado e vështirë është e gjitha e hapur përpara nesh. Stacioni i radhës është anëtarësimi në BE dhe shpejtësia e mbërritjes në atë stacion varet nga të gjithë ne. Jam i emocionuar sepse sot Shqipëria ma marrë vlerësimin më të lartë 30 vjeçar”, deklaroi Rama.

Ai shprehu mirënjohje edhe për qeveritë paraardhëse, ndërsa shtoi se qeveria e tij ia doli t’i japë vendit statusin në vitin e parë qeverisës dhe hapjen e negociatave në mandatin e dytë qeverisës.

“Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata përpara nesh për të ndërtuar një pjesë të të vetmes rrugë; rrugës së anëtarësimit në BE. Ia kemi dalë që në 4 vjet të kthejmë besimin e popullit tek ne për dy arritje të mëdha. Në vitin e parë të mandatit të parë i dhamë Shqipërisë statusin. Në vitin e parë të mandatit të dytë, i dhamë çeljen e negociatave. Këto nuk janë dhurata. Brukseli është një makineri e pamëshirshme që sheh dhe njeh vetëm meritat.

Gjykatësit dhe prokurorët që përjashtohen nga sistemi sepse nuk kalojnë vettingut, politikanët që i kanë ikur drejtësisë për kaq vite me radhë nga një drejtësi e kapur, kriminel që duart e përgjakura i kanë larë me sapunin e drejtësisë apo të fortësh qytetesh dhe lagjesh që kanë hyrë nga dyert e komisariatit dhe kanë dalë nga penxheret e gjykatave, duhet të japin llogari”, u shpreh ai.

Rama i bëri ftesë opozitës për të mos ngatërruar integrimin me ndasitë politike të brendshme, por kryeministri Edi e “thumboi” atë, duke deklaruar se bëri çmos për ta shtyrë datën e negociatave siç tha ai, në pafundësi.

“Dora jonë është përsëri e shtrirë ndaj opozitës dhe e ftoj sot përpara të gjithë shqiptarëve, në emër të të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, opozitën dhe kryetarin e saj që mos ngatërrojmë përplasjet shqip për gjithçka na ndan së brendshmi. Kur të flasim në gjuhë të huaj, mos të tregojmë me gisht njëri-tjetrin, por t’i dalim shqiptarisht zot Shqipërisë dhe të ardhmes së saj. Si kryeministër dhe kryetar i PS ndihem i privilegjuar me rekomandimin, por unë nuk e lexoj rekomandimin e shumëpritur për çeljen e negociatave si fitoren e një pale politike ndaj palëve të tjera politike, sepse kjo nuk është fitorja e partisë që luftoi me gjithsej për këtë ditë, dhe partive që luftuan me gjithsej për ta shtyrë këtë ditë në pafundësi. Kjo nuk është fitorja e qeverisë që luftoi me mish e me shpirt dhe u baltos deri në kockë në përpjekjen për objektivin strategjik për Shqipërinë dhe opozita që la kockat në angazhimin e saj për ta bërë të pamundur këtë objektiv”,tha Rama.

Related Posts

Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët
Kryesore

Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët

13/04/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë
Kryesore

Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, mijëra qytetarë duan të bashkohen me ne

13/04/2026
Një gjeneral i lartë amerikan vjen si ambasador i SHBA në Tiranë
Kryesore

Një gjeneral i lartë amerikan vjen si ambasador i SHBA në Tiranë

13/04/2026
Rama në Vlorë: Projekti i Sazanit ka ndryshuar, do të ketë shumë pak ndërtime
Kryesore

Rama në Vlorë: Projekti i Sazanit ka ndryshuar, do të ketë shumë pak ndërtime

13/04/2026
Rama: Korrupsioni nuk ka arritur kulmin, por lufta kundër korrupsionit
Kryesore

Rama: Korrupsioni nuk ka arritur kulmin, por lufta kundër korrupsionit

13/04/2026
Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit

13/04/2026
Akuzat për sulm seksual, Katy Perry thyen heshtjen dhe kundërshton Ruby Rose

Akuzat për sulm seksual, Katy Perry thyen heshtjen dhe kundërshton Ruby Rose

13/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al