• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Morëm një provim të vështirë, ftoj Bashën të bëjmë një skuadër kuqezi

18/04/2018
Rama: Morëm një provim të vështirë, ftoj Bashën të bëjmë një skuadër kuqezi

Edi Rama dhe Federica Mogherini dolën në një konferencë për shtyp pas takimit me dyer të mbyllura, kur Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme në BE i ka dorëzuar kryeministrit shqiptar progres raportin që i rekomandon BE-së hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Rama e nisi fjalën e tij me një falenderim për diplomaten e lartë.

“Falenderimi për të është posaçërisht i veçantë dhe i ndjerë. Arritja e rezultatit për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, është e lidhur drejtpërdrejt edhe me punën e palodhur të Federica Mogherinit dhe me mbështetjen e saj të paepur të saj për rajonin e Shqipërinë. Ne kemi nevojë për miq të mirë dhe të vërtetë në Europë, për njerëz dhe faktorë të hapur ndaj nesh, që njohin historinë tonë, që kuptojnë vështirësitë tona dhe vlerësojnë ndershmërisht përpjekjet dhe arritjet tona aspak të lehta në rrugën e shtetbërjes europiane, por edhe të kenë dëshirën e vullnetin e të argumentojnë fort për ne, aty ku ne mungojmë. Njerëz dhe forca skeptike ndaj zgjerimit na shohin e nuk ngurrojnë të na përdorin si mish për top për interesat e tyre,” tha Rama.

Ai u shpreh se të parët ishin shqiptarët që e nisën lëvizjen kundër komunizmit me parullën: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

“Falenderoj presidentin Juncker, me të cilin kam pasur mbrëmë një telefonatë shumë miqësore dhe inkurajuese. Dje Shqipëria mori një provim të stërvështirë, por sot nuk ka më asnjë minutë për të festuar pasi duhet nisur menjëherë puna e gjatë për të ecur sa më shpejtë drejt marrjes së diplomës së anëtarësimit. Dhënia e rekomandimit i dha Shqipërisë një status të ri shoqëror. Ky është fundi i një faze dhe fillimi i një tjetre edhe më të vështirë. Kapitulli historik që mbyllëm dje, ia ka lënë sot vendin një tjetër kapitulli historik që mbetet për t’u shkruar. Pastrimi i nisur i sistemit të derjtësisë duhet të vazhdojë më tutje me rezultate te shumëpritura të dënimit të atyre që kanë për të larë hesape me drejtësinë”, tha Rama, duke pranuar se në BE ka forca që nuk e duan zgjerimin.

“Dëftesa që kemi në dorë na e bën pak më të lehtë këtë punë jo të lehtë. Dua t’i lutem si shqiptar, si qytetar dhe jo si kryeministër, përfaqësuesve të opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor europian që do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces. Të mos ushqejnë zyra deputetësh andej këtej me gënjeshtra dhe të mos eksportojnë baltën e luftës sonë politike, por ta lënë mënjanë këtë. Unë e ftoj sërish Lulzim Bashën dhe opozitën që të bëjmë bashkë një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi. Nuk kam fituar unë, nuk ka fituar PS, ka fituar Shqipëria dje,” tha Rama.

“Shqipëria i ka boll nëpër Europë ata që duan t’i nxjerrin bishta dhe që nuk e kanë problem t’i vënë shkopinj nën rrota. Nuk ka kuptim që t’u bashkohet qoftë edhe një shqiptar i vetëm”, tha Rama.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fantastik xhudisti Erlind Cara, medalje argjendi në Jelsa të Kroacisë, shpesë për Kampionatin Botëror – Balkanweb.com – News24

Fantastik xhudisti Erlind Cara, medalje argjendi në Jelsa të Kroacisë, shpesë për Kampionatin Botëror – Balkanweb.com – News24

08/09/2026
Fituan 1,1 milionë euro, por porta u bë problem: Portieri i Kombëtares del në stërvitje me një ekip të ri

Ndeshjet e shtatorit për kombëtaren, zyrtarizohet ftesa e parë

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al