• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dalin përgjimet/ Ja si bashkëpunonte shefi i Tepelenës me kultivuesit e kanabisit

20/04/2018

Gjykata për Krime të Rënda pritet të japë vendimin për ish-shefin e Rendit të Tepelenës, Gani Abazi, duke rikthyer në skenën publike situatën e bashkëpunimit të zyrtarëve të policisë me kultivuesit e kanabisit gjatë vitit 2016.

Abazi ka qenë në detyrë në Komisariatin e Tepelenës kur, nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda janë siguruar prova se ai ndihmonte shtetasit Besim Zika dhe Festim e Pëllumb Ronsa në kultivimin e pashqetësuar nga forcat e rendit të parcelave me kanabis.

Pak ditë më parë, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimin me 8 vjet burgim për ish-zyrtarin e Policisë, Gani Abazi. Ai fillimisht u arrestua dhe më tej masa e sigurisë u zbut në “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu dënimin me 8-9 vjet për tre kultivuesit.

“Boldnews.al” ka siguruar disa përgjime ekskluzive nga dosja gjyqësore, në bazë të të cilave Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar bindjen e bashkëpunimit ndërmjet zyrtarit të policisë dhe kultivuesve të kanabisit.

Më datë 02.09.2016, ora 10:32:44, numri celular xxxxx581, që përdoret nga ana e shtetasi me emrin Besim (Beso) Zika, ka marrë një telefonatë nga numri xxxxxx842, që i përket shtetasit me emrin Festimi (Jorgo), ku biseda mes tyre ka këtë përmbajtje;

Përmbledhje e transkiptit

Besimi: (581) – Hë Jorgo,

Festimi (Jorgo) (842) – Ku je ti o ?

– Në axhensi po vete.
F.- Merre një çikë Ganiun urgjent tha ai.

– Ke ?
– Ganiun, Ganiun, atë policin. 5
B- Pse ?

F.- Nuk e di, thuaji Besos të më marrë urgjent tha, se s’po ma hap telefonin.

B – Po pse ore? Ma ngrive gjakun u i q… nënën.

Biseda ndërmjet të dyve ndërpritet dhe vijon sërish një minutë më pas:

Hë?
– Po kë Gani policin të marr, o?
– Po policin o, ke Gani thua ti,
– Po ça do ore?
F.- Po nuk e di ça do. Ai më tha të marrë urgjent, tha, se s’më hap telefonin, tha, nuk e di, ja ke numrin?

– Më kish marrë mua ? Ja kam o ja kam.
Menjëherë pas këtij komunikimi, shtetasi Besim Zika merr në telefon numrin 06941xx620, që i përket shtetasit me emrin Gani (Gani Abazi, shef i Rendit në Komisariatin e Tepelenës), ku biseda mes tyre ka këtë përmbajtje;

Përmbledhje e transkiptit

694135620 – Ganiu (punonjes policie)

Besimi: Gani, si je?

Ganiu: O Beso, pse na i ndërron këta numrat si brekët e arixhofkave. Ku je?

B.- Unë po vij për në agjensi.

– Se po iki për në aksion me kosore në dorë. Po tani, pse na hap probleme o Beso.
– Po s’kam hapur asnjë problem po, mi hap A…. problemet o burrë.
Pas kësaj bisede, krijohet idea e qartë se është zhvilluar një takim ndërmjet zyrtarit të Policisë, Gani Abazi dhe shtetasit Besim Ziko, i cili kultivonte parcela me hashash. Ky takim konfirmohet edhe nga bisedat e mëtejshme ndërmjet kultivuesve.
Më datë 07.09.2016, ora 21:38:16, numri celular xxxxx581, që përdoret nga ana e shtetasi me emrin Besim (Beso) Zika, ka telefouar numrin xxxxx865, që i përket shtetasit me emrin L., i afërm i Beso Zika. L. ka një parcel me rreth 130 rrënjë kanabis:

Besimi – Polici i zonës ishte nga ishte dhe erdhi foli aty te Bliri. Po ky kushëriri yt, më tha, pse s’thotë që ka 130 rrënjë bimë në Gorricë?

L (kushëriri): – Sa?

– Ka 130 rrënjë në Gorricë, tha. Kush të tha, e pieta? Isha vetë, tha, sot o sot qëpari.
– Ehe.
– Po mirë, i thashë, mua nuk ma the kush të ka thënë? Se ti s’je bërë pis fare nga këpucët, se sot është baltë? Mbaj dy palë këpucë, tha. Po kush të ka thënë, përveç se dylbive…? Më tha: Asnjeri në botë nuk më ka thënë. Duken që nga Qafa e Sinos, tha.
– Ehe.
– E ditke edhe Qafen e Sinos?- i thashë unë. E di- tha- si nga lart, edhe nga poshtë duket. L – Ehe.
– Çfarë do?- i thashë. Kam kontaktuar me atë të dhenve- tha- dhe me atë inxhinierin, atë kokëbardhin, dhe s’po më….. ashtu- tha. Kam kërkuar L.. Kur të vijë- i thashë- do të të takojë. Po nuk është këtu, ka qenë në plazh. Po unë nuk e di që ka mbjellë hashash fare L.- thashë. Unë isha atje- tha,- më iku punëtori.
– Ëhë.
– S’di gjë- i thashë. Unë do ta kisha marre vesh. Po, po!- tha. Ka,- tha, dhe ka 130 rrënjë- tha- i kam numëruar unë.
– Ehë.
– Pyeta A…..Ky më thotë mua që para një jave ka qenë atje në Goricë. Ja ka thënë a i ka parë…, nuk e di?. Ai bënte be që i ka parë vetë.
– Kush i ka thënë?
– Po kush i ka thënë, po kush, unë… tjetri…
– Po mirë o mirë. E ka marrë vesh, po mirë o mirë. Do ta takoj kur të vij unë. Çfarë t’i them unë, tashi?
– Unë i thashë që ai ka qenë në plazh. Kur të vijë, takoje, po unë nuk di sa ka mbjellë- i thashe. Ti e dije si derri- tha- dhe nuk më thoshe. Po pse ça, do të të spiunoja unë ty dhe po ta dija, -i thashë. Po jo që se di,- thashë.
– Mirë o vlla, mirë, mirë. Unë do vij të hënën.

Related Posts

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit
Kryesore

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit

21/11/2026
Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike
Kryesore

Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike

19/11/2026
Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në çdo studio të shpjegojë përjashtimin tim
Kryesore

Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në çdo studio të shpjegojë përjashtimin tim

19/11/2026
Spiropali del hapur: Modeli “Balluku” është më i keqi në Partinë Socialiste
Kryesore

Spiropali del hapur: Modeli “Balluku” është më i keqi në Partinë Socialiste

19/11/2026
Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna
Kryesore

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë
Lajme

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhunë në ndeshjen Oriku-Kukësi, klubi verilindor reagon ashpër: Lojtarët tanë u goditën, e papranueshme!

Dhunë në ndeshjen Oriku-Kukësi, klubi verilindor reagon ashpër: Lojtarët tanë u goditën, e papranueshme!

22/11/2026
Tirana, flet trajneri pas ndeshjes: Kishim plan B, por ishte e vështirë ndaj Vorës

Tirana, flet trajneri pas ndeshjes: Kishim plan B, por ishte e vështirë ndaj Vorës

22/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al