• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një kandidat i LSI për Bashkinë Libohovë? Ja si reagon PD

23/04/2018
Si i shpenzoi Bashkia Libohovë 80 milionë lekë gjatë muajit janar 2017 (Tabelat)

Pas lajmit të publikuar në ArgjiroLajm.net se nga të dhënat e deritanishme, po diskutohet mes dy partive opozitare, që Bashkia Libohovë t’i lihet një kandidati të LSI-së në zgjedhjet e ardhshme lokale, ka reaguar PD Libohovë. Përmes një deklarate në Facebook, PD e quan këtë lajm gënjeshtër, ndërsa portalit i referohet si ‘portali i rilindjes’.

Në fakt ne në artikull nuk i kemi vënë vulën duke thënë që kandidati do të jetë i LSI-së, por nga projeksionet e para dhe bisedimet mes palëve, ka gjasa që në Bashkinë Libohovë opozita të hyjë me një kandidat të LSI-së. Sidoqoftë, kemi theksuar, se këtu e një vit më vonë do të rrjedhin shumë ujëra. Prandaj PD Libohovë le të ruajë qetësinë dhe të bindë njerëzit përse duhet ta votojnë, pasi s’e ka me portalet betejën. Nuk i përcaktojmë ne kandidatët. Po të ishte në dorën tonë, as PS, as LSI, as PD nuk meritojnë të qeverisin më, jo Libohovën, po as Shqipërinë. Të trija palët, ngaqë kanë në radhët e tyre më shumë hajdutë dhe injorantë, i kanë bërë gjëmën Shqipërisë në këto 27 vite. 

Sa për etiketën ‘portali rilindjes’, është një refren bajat i thënë e stërthënë nga njerëz që shpifjen dhe përbaltjen e kanë si oksigjeni që thithin përditë.  Është po ai takëm njerëzish haluçinantë që thonë se ‘tre drejtorë të rilindjes paguajnë tek ne nga 1 mijë euro çdo muaj’. Sa për fjalën ‘hashash’, me siguri që PD Libohovë është frymëzuar nga lajthitjet e prefektit, i cili disa javë më parë na shpalli neve si media palë me bandat e drogës.

PD Libohovë mbase është mirë t’i sqarojë elektoratit të vet; Roland Bejkos; Tritan Shehut apo ndoshta edhe Lulzim Bashës, si i ‘trafikoi’ votat e strukturave të saj në 25 qershor për llogari të PS-së dhe t’i garantoni se nuk do ta bëni më këtë pazar në zgjedhjet e ardhshme. Madje as në kushtet kur opozita mund të përfaqësohet në këtë bashki me një kandidat nga radhët e LSI-së.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit
Kryesore

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit

21/11/2026
Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike
Kryesore

Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike

19/11/2026
Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në çdo studio të shpjegojë përjashtimin tim
Kryesore

Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në çdo studio të shpjegojë përjashtimin tim

19/11/2026
Spiropali del hapur: Modeli “Balluku” është më i keqi në Partinë Socialiste
Kryesore

Spiropali del hapur: Modeli “Balluku” është më i keqi në Partinë Socialiste

19/11/2026
Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna
Kryesore

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë
Lajme

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhunë në ndeshjen Oriku-Kukësi, klubi verilindor reagon ashpër: Lojtarët tanë u goditën, e papranueshme!

Dhunë në ndeshjen Oriku-Kukësi, klubi verilindor reagon ashpër: Lojtarët tanë u goditën, e papranueshme!

22/11/2026
Tirana, flet trajneri pas ndeshjes: Kishim plan B, por ishte e vështirë ndaj Vorës

Tirana, flet trajneri pas ndeshjes: Kishim plan B, por ishte e vështirë ndaj Vorës

22/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al