• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Nuk e kam puthur, as prekur vajzën’, flet mësuesi i akuzuar për ngacmim seksual

30/04/2018
‘Nuk e kam puthur, as prekur vajzën’, flet mësuesi i akuzuar për ngacmim seksual

Policia e Delvinës ka arrestuar mësuesin e shkollës së fshatit Kasasë, i cili është akuzuar nga një nxënëse e tij 11 vjeçe se e kishte puthur në buzë. Blutë shkuan në banesën e arsimtarit 58- vjeçar Neshat Tepelena dhe e arrestuan atë vetëm pak orë pasi ngjarja është denoncuar në media nga nëna e së miturës. Shtetasja Morena Aldini theksoi dy ditë më parë se vajza e saj A.A. refuzonte të shkonte në shkollë pas ngjarjes. Sipas saj, ngjarja kishte ndodhur rreth dy muaj më parë, por për shkak të frikës së paragjykimeve për të bijën, ajo e kishte mbajtur atë të fshehtë.

Mësuesi i cili e ka mohuar akuzën e prindit të fëmijës, duke theksuar se është i pafajshëm. Specialistë të hetimit në Policinë e Delvinës e kanë marrë në pyetje për orë të tëra të akuzuarin e dyshuar për veprime të turpshme me të miturën, por ai në asnjë moment nuk ka pranuar.

“Ata kot më akuzojnë. Keni bërë gabim që më keni sjellë këtu. Jam fare kot këtu. Nuk e kam puthur as prekur. Vajza ka qenë për disa vite radhazi nxënësja ime, që nga klasa e parë dhe tani është në të pestën. Edhe herë të tjera e kam thirrur këtë nxënëse, por edhe nxënëse të tjera në klasë për probleme të ndryshme të klasës. Mua edhe mund të më ndaloni, po shumë shpejt do të më lironi se jam i pafajshëm, pasi po akuzohem kot për një gjë që nuk e kam kryer kurrë”, – është shprehur mësuesi i arrestuar në Policinë e Delvinës

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar

Nuk kishte ndodhur asnjëherë, Partizani regjistron rekordin më negativ që pas rikthimit në Superiore

07/05/2026
VIDEO/ Asist perfekt i sulmuesit kuqezi, Muçi shkëlqen në Turqi

Ofertë e re për Ernest Muçin, Trabzonspori ofron miliona euro te Besiktas

07/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al