• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kapen 2.5 ton drogë, vlera 20 milionë euro

02/05/2018
Grupet kriminale në Greqi, mbi 100 milionë € fitime nga droga. Shqipëria e furnizon me kanabis

Policia italiane ka zbardhur sot detajet e operacionit të ekzekutuar më datë 30 prill në ujërat e Adriatikut ku u sekuestrua një gomone më marijuanë e trafikuar nga Shqipëria dhe u vunë në pranga 4 skafistë shqiptarë. Operacioni u drejtua nga policia financiare e Romës në bashkëpunim me atë të Puglias dhe u ekzekutua nga roja bregdeatre e Tarantos dhe e Barit. Sipas njoftimeve te policisë italiane  operacioni ka nisur duke u gdhirë data 30 prill pasi trupat ajrore dhe detare të agjensisë europiane Frontex identifikuan në ujërat e Adriatikut një gomone të ngarkuar më lëndë narkotike që po lundronte me shpejtësi të madhe drejt brigjeve pulieze.  Gomonia me drogë u lokalizua në brigjet e Brindizit. Roja bregdetare italiane në ndihmë dhe të një helikopteri u vunë në ndjekje të gomones. Skafistët sapo kuptuan se ishin pikasur nga policia italiane nisën të hidhnin në det lëndën narkotike.

Pas disa minutash ndjekje, roja bregdetare italiane mundi të ndalojë mjetin lundrues. Në përfundim të operacionit në gomone u sekuestruan 105 pako me marijuanë dhe 10 pako të tjera në det të hedhura pak më parë nga skafistët, shkruan ora neës. Sasia e marijuanës së sekuestruar është 2517 kg. Sipas Financës Italiane kjo sasi droge do të sillte një përfitim tregu prej 20 milionë euro. Në gomone u gjet dhe një armë tip kalashnikov me 30 fishekë si dhe u ndaluan 4 skafistët shqiptarë të gjithë nga Vlora.

Skafistët e ndaluar janë ; M. B. 40 vjeç X. H. 30 vjeç, B. R. 30 vjeç C. S. 37 vjeç. Dy prej tyre janë me precedent penal për trafik lëndësh narkotike. Gomonia e ndaluar është e gjatë 10 metra dhe e pajisur me dy motora të fuqishëm jashtë bordit. Ndaj 4 skafistëve rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës e mbajtje pa leje armësh luftarake.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al