• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ka një lajm të keq për komunistët e Gjirokastrës…

07/05/2018
Ka një lajm të keq për komunistët e Gjirokastrës…

Partia Demokratike ka finalizuar projektligjin që ndalon simbolet komuniste. Grupi i punës i përbërë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, studiuesi Erald Kapri, kreu i shoqatës antikomuniste Nebil Çika dhe ish-të përndjekur politikë pas asistencës së CDU-së gjermane tashmë kanë gati draftin që ndalon me ligj simbolet e diktaturës dhe portretet e ish-udhëheqësve të saj.

Dokumenti prej 12 faqesh, i siguruar nga “Gazeta Shqiptare”, në një nga pikat thelbësore të saj ka ndalimin me ligj të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ndërkohë që për herë të parë kërkohet që “sapo ligji të hyjë në fuqi, bashkitë me propozimin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit duhet të ndryshojnë emrat e rrugëve, shesheve, qyteteve, që mbajnë emrat ish-udhëheqësve të diktaturës. Gjithashtu, projektligji parashikon që nëse do të ketë manifestime të propagandës komuniste të përdoret si shembulli më i mirë rasti i Italisë me dënimin me 1 vit e 8 muaj për simbolet fashiste.

Po ashtu demokratët kërkojnë me ligj që të shfuqizohen dekoratat, titujt që janë marrë gjatë kohës së diktaturës. Drafti i demokratëve parashikon: “Me ligj do të ndalohet çdo simbol komunist, siç është flamuri i Partisë Komuniste të Shqipërisë, me yll pesë cepash, drapër e çekan, portretet e diktatorit Enver Hoxha si dhe çdo portret tjetër që lidhet me të shkuarën e diktaturës.

Ndalohet me ligj çdo imazh, parullë që lidhet me diktaturën komuniste”. Grupi i punës në PD, i cili punoi prej muajsh për hartimin e këtij drafti do të nisë punën me grupet e interesit para se të shkojë në Kuvend për votim. PD është e hapur për sugjerime dhe përmirësime të tjera gjatë shqyrtimit me të gjitha shoqatat, institutet dhe studiuesit që merren me krimet e komunizmit në Shqipëri. Shtysë për këtë nismë të PD-së u bë rishfaqja e simboleve komuniste, së bashku me foto të diktatorit Enver Hoxha në 75-vjetorin e Konferencës së Pezës dhe e përsëritur serish edhe me 5 maj te “Varrezat e dëshmoreve” në Tiranë ku pati dhe një përplasje mes demokratëve dhe veteranëve që mbanin në duar porte të diktatorit Hoxha.

Related Posts

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë

24/05/2026
“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 
Kryesore

“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 

24/05/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, sindikata paralajmëron me Kushtetuesen

24/05/2026
Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda
Kryesore

Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda

24/05/2026
Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë
Kryesore

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

23/05/2026
Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Katastrofë e Milanit, kuqezinjtë zhgënjim total, “i japin duart Championsit”

Katastrofë e Milanit, kuqezinjtë zhgënjim total, “i japin duart Championsit”

24/05/2026
“Nuk e di a ishte i kuq apo jo”, Glen Daja tregon për çfarë luan Dinamo: Edhe me Egnatian ekipi do futet për…

“Nuk e di a ishte i kuq apo jo”, Glen Daja tregon për çfarë luan Dinamo: Edhe me Egnatian ekipi do futet për…

24/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al