Dje ishte afati i fundit që oficerët e policisë në të gjithë vendin të dorëzonin formularët e vetëdeklarimit në kuadër të procesit të vettingut. Procesi është përmbyllur edhe në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër, ku deri më tani, siç mëson ArgjiroLajm.net dy oficerë kanë dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit. Ata nuk i kanë depozituar të dhënat për pastërtinë e figurës dhe gjendjen e tyre pasurore, për arsye që ende s’janë bërë publike. ArgjiroLajm.net do t’ju raportojë në ditët në vijim më shumë detaje rreth vettingut në radhët e oficerëve të policisë në drejtorinë e qarkut Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net