• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

S’ka fitues në Gjirokastër, Luftëtari-Partizani mbyllet në barazim

09/05/2018
S’ka fitues në Gjirokastër, Luftëtari-Partizani mbyllet në barazim

Luftëtari dhe Partizani janë ndeshur në ditën e sotme për javën e 33-të të Superiores, teksa kanë barazuar me rezultatin 2-2, në një takim që ka dhuruar kryevepra në golat e realizuar, ndërhyrje të ashpra dhe shumë kartona të verdhë. Të dyja ekipet janë duke luftuar për një vend në Europë, prandaj vlera e kësaj sfide kishte rëndësi të dyfishtë.

Skuadra e Dalipit kërkonte hakmarrje për atë humbje 5-0 të pësuar në Gjirokastër gjatë këtij sezoni, por ky takim nuk pritej në një atmosferë pozitive. Bruno Telushi është konfliktuar me trajnerin dhe për këtë takim është lënë jashtë listës. Rikthim i madh për të kuqtë është mbrojtësi Fejzullahu, që vinte pas 8 muajsh pushim. Nga ana tjetër te Luftëtari është rikthyer Abazaj që u la pushim në takimin e fundit.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-2 në favor të Partizanit, por ajo që duhet veçuar këtu është kryevepra e realizuar nga ana e Asanit. Mesfushori i të kuqve është futur nga krahu i djathtë në qendër dhe me një goditje nga distanca, ka shtangur portierin e Luftëtarit. Vetëm 4 minuta më vonë ishte Gojkoviç ai që ka shtyrë topin drejt rrjetës, për të shënuar edhe golin e dytë.

Ndërkohë pjesa e dytë ka vazhduar me ritëm, teksa Abazaj i ndihmuar edhe nga devijimi i Belicës, ka shënuar nga një pozicion i pamundur në krahun e djathtë duke e surprizuar Hoxhën. Gjirokastrët e kanë rikthyer baraspeshën pas një aksioni fantastik, me autor të golit Rapon. Ky barazim vlen më tepër për Luftëtarin, që e mban ende pas vetes Partizanin në “luftën” e Europës

Related Posts

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor
Sport

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

24/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

24/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al