Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po zhvillon një tur vizitash në qytetet e jugut të vendit. Gjatë qëndrimit në Përmet, duke vënë në pah veçoritë specifike dhe vlerat qytetare të Përmetit dhe përfaqësuesve të tij më të shquar, çmoi sportistin dhe trajnerin e spikatur përmetar Ethem Kaso me Titullin “Mjeshtër i Madh” me këtë motivacion: “Në vlerësim të përkushtimit dhe karrierës së gjatë e të suksesshme si mësues e trajner i basketbollit për femra në qytetin e Përmetit, si dhe për përgatitjen cilësore të disa brezave të basketbollisteve në nivel kombëtar”.









