• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Frika nga ‘vettingu’, 250 policë largohen pa dorëzuar formularët

10/05/2018
Vettingu, sindikata e policëve kërkon shtyrjen e afatit për dorëzimin e dokumenteve

Së paku 220 efektivë të Policisë së Shtetit kanë refuzuar të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, të procesit të Vettingut. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme thanë për TvKlan se kanë dorëzuar formularin mbi 98 për qind e 11 mijë policëve brenda datës 7 Maj, që ishte afati i fundit. 220 efektivë nuk i dorëzuan formularët ose kërkuan dorëheqjen. Deri disa ditë përpara mbylljes së procesit, nga Garda e Republikës ishin rreth 20 persona që kishin kërkuar largimin nga radhët e këtij institucioni.

Nuk ka të dhëna se sa efektivë kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme. Por numri i efektivëve që mund të lënë radhët blu, pritet të rritet pasi të nisë verifikimi nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Komisioni me 15 anëtarë do të kontrollojë 300 efektivët me grada të larta policore. Më tej do të verifikohen gradat e mesme, që arrijnë në rreth 2500. Efektivët e rolit bazë që janë rreth 8 mijë do të verifikohen të fundit.

Në formularët e vetëdeklarimit, efektivëve iu duhej të deklaronin nëse kanë qenë bashkëpunëtorë apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit, përdorues të lëndëve narkotike dhe nëse kanë patur takime me persona të përfishirë në aktivitete kriminale. Vlerësimi në polici pati në fokus të tij tre elementë të rëndësishëm; pasurinë e ligjshme, figurën e pastër të policit dhe aftësitë profesionale. Ligji parashikon si mundësi për t’u rikthyer në radhët e policisë edhe ata punonjës që janë larguar më herët nga strukturat, por më parë duhet të kalojnë Vettingun./tv klan 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al