Në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, falë bashkëpunimit ndërkombëtar me disa agjenci ligjzbatuese vendase dhe të huaja është goditur një grup i strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave. Në fund të veprimeve policore, u ekzekutua vendimi Nr.96, i datës 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë personale ‘’Arrest me burg’’, për 18 shtetas:
Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi)
Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi)
Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi)
Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi)
Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni)
Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër
Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen
Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier
Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër
Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë
Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë
Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë
Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë
Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd
Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë
Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër
Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd
Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.
Nga kryerja e aktivitetit kriminal të këtij grupi dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale me autoritetet e Hetimit Penal në Rajonin e Atikës në Greqi, më datë 4 prill 2017, është bërë arrestimi i shtetasve shqiptarë:
Ermal Berxhi, 32 vjeç
Astrit Gërbi, 56 vjeç
Daniel Luka, 31 vjeç
Luljeta Berxhi, 51 vjeçe
Në datë 18 dhjetor 2017 në Vlorë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Renato Agalliu, ku iu sekuestruan 77 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Në datë 23 shkurt 2018, në qytetin e Kavajës është bërë kapja në flagrancë e shtetasit Hajrulla Gjekaj, të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me silenciator dhe me dorezë plastike të zezë, një qese plastike e bardhë me fishekë.