Në videopërgjimin që publikoi Partia Demokratike, Agron Xhafaj ndërsa bisedon me trafikantin që i kërkon nëj rrugë tjetër trafiku, thotë se ndjehet i sulmuar dhe përmend vëllain e tij, që në këtë rast rezulton të jetë Fatmir Xhafaj. Ajo që bie në sy është se në fund të bisedës, Agron Xhafaj përmend “ato në Itali”. Biseda mbetet e pashpjeguar megjithatë në një moment, Agron Xhafaj shprehet: “Ata të tjerët në Itali e shikon?” dhe më pas “Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore”.
Nuk dihet se kush janë “ata” që përmend Agron Xhafaj, por grupi më i rëndësishëm i trafikantëve që u kap në Itali janë Habilajt, kushërinjtë e Saimir Tahirit, banda që ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik për 6 muajt e fundit./Lapsi.al