• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra mbetet pa ‘pronar’, shkak viti ’97. Ja çfarë ka ndodhur

18/05/2018
Gjirokastra mbetet pa ‘pronar’, shkak viti ’97. Ja çfarë ka ndodhur

Të vërtetosh pronësinë dhe të ligjërosh atë në Shqipëri është kthyer në një mision gati të pamundur. Mbivendosja që ka krijuar zbatimi i ligjit 7501 bashkë me djegien e zyrave kadastrale në vitin 1997 bashkë me elementet e korrupsionit dhe burokracitë në hipoteka po pengojnë seriozisht çuarjen e pronës tek i zoti. Shqetësimin në lidhje me këtë situatë E raportoi në Kuvendin e Shqipërisë edhe Agjencia e Trajtimit të Pronave. Sipas saj qarqet me problematike në këtë drejtim janë ato të Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës.

ATP referon se qarku Vlorë, konkretisht bashkia e Sarandës dhe Delvinës janë mjaft problematike në marrjen e vërtetimeve kadastrale pranë organeve përkatëse për shkak se në këtë rreth Zyrat e Hipotekave janë djegur në vitin 1997, teksa ka pasur një vjedhje masive edhe në vitin 2009.

Agjencia e Trajtimit të Pronave raportin se edhe Qarku i Fierit gjendet në të njëjtën problematikë, ku dokumentacioni i hipotekave në bashkinë e Fierit dhe të Mallakastrës është djegur gjithashtu në vitin 1997. Bashkitë e Gjirokastrës dhe Tepelenës për të njëjtat arsye pasi dokumentacioni i hipotekave është djegur në 1997 nuk mund të lëshojë informacione dhe vërtetime në lidhje me gjendje më të hershme të pronësisë. Agjencia e Trajtimit të Pronës pohon se në të treja këto qarqe procesi i azhornimit për regjistrimin e pronës në hipotekë nuk ka përfunduar duke sjellë mungesën e informacionit për statusin juridik të pronës së pretenduar si dhe mos plotësimin e dokumentacionit hartografik nga qytetarët.

Gjithashtu qarqet e tjera ku përfshin Tirana, Dibra dhe Elbasani ekspozojnë plot problematika të tjera. Agjencia e Trajtimit të Pronës referon se, ZVRPP në Tiranë përcjellin fragmente të dokumentacionit dhe hartave pa vulën lidhëse. Ndërsa të gjitha qarqet i sjellin vërtetimet për përfitimin nga ligji 7501 nga hipotekat pa informacionin e duhur sidomos sa i përket vendndodhjes së pronës, e cila do të shërbejë për zbatimin e ligjit 33/2015 në lidhje me zbritjen e vlerës së përfituar. Ndërsa në qarqet Durrës, Berat dhe Korçë bashkëpronarët në një pronarë e kanë të vështirë ta vërtetojnë pronësinë me dokumentacion. Gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesave janë evidentuar problematika të shpeshta gjatë trajtimit të ankesave për njohje pronësie. /Monitor/

Related Posts

Avokati i Veliajt për Ramën: As më lëkund, as më dikton dhe as më impresionon dot
Kryesore

Avokati i Veliajt për Ramën: As më lëkund, as më dikton dhe as më impresionon dot

24/11/2026
“Shtëpi me qera 40 mijë lekë, e ndaj me 3 shokë”, ministrja Kumbaro i përgjigjet studentit: Duke filluar nga janari 2027 bursa shkon në 25 mijë lekë në muaj (VIDEO)
Kryesore

“Shtëpi me qera 40 mijë lekë, e ndaj me 3 shokë”, ministrja Kumbaro i përgjigjet studentit: Duke filluar nga janari 2027 bursa shkon në 25 mijë lekë në muaj (VIDEO)

24/11/2026
Drejtori i Tatimeve për Spiropalin: Mbrojti evazionin e të shoqit
Kryesore

Drejtori i Tatimeve për Spiropalin: Mbrojti evazionin e të shoqit

24/11/2026
Avokati i Veliajt në burgun e Fierit: Po pres prej 1 orë e gjysmë, s’më lejojnë të takoj klientin tim
Kryesore

Avokati i Veliajt në burgun e Fierit: Po pres prej 1 orë e gjysmë, s’më lejojnë të takoj klientin tim

24/11/2026
Kryesore

Nëntori mbyllet me reshje dhe rënie të temperaturave

23/11/2026
Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjerohemi me 12 milje në detin Jon
Kryesore

Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjerohemi me 12 milje në detin Jon

23/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Avokati i Veliajt për Ramën: As më lëkund, as më dikton dhe as më impresionon dot

Avokati i Veliajt për Ramën: As më lëkund, as më dikton dhe as më impresionon dot

24/11/2026
Tragjike në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident! Plagosen edhe tre fëmijë (Emri)

Tragjedia në Itali/ Kush ishte Emanuela Shahini, 31-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksident, la pas dy fëmijë

24/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al