Disa minuta më parë, në një lokal në qendër të Vlorës ka pasur të shtëna me armë. Raportohet se një person ka mbetur i plagosur dhe është shoqëruar në spital. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit bregdetar. Sipas raportimeve të para, në vendin e ngjarjes ka pasur edhe policë. Sipas dëshmitarëve, personi që qëlloi ishte në lokal, dhe pas një konflikti doli e u kthye sërish. Ai u arrestua dhe u sekuestrua arma tip kallashnikov.
Policia e Vlorës ka dhënë detajet e para lidhur ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme, ku brenda nj lokali u qëllua me armë. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin, Besmir Gj, i cili ka shtënë një herë me armë zjarri brenda ambienteve të një pike bastesh. Mësohet se në lokal ka pasur edhe policë. Blutë e Vlorës kanë sqaruar se nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur, ndërsa ai është vënë në pranga. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë, kurse vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë.









