Policia e Shtetit njofton se Leonard Rustemi, 41-vjeçari shqiptar që u arrestua dje nga autoritetet greke në Kakavijë, nuk rezuton të jetë në kërkim si i dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS. Në reagimin e Policisë theksohet se 41-vjeçari nga Berati nuk ka lidhje me ISIS por rezulton të jetë i dënuar në Greqi për vjedhje. Ditën e djeshme, mediat shqiptare pasqyruan nga portalet greke lajmin se Leonard Rustemi u ndalua në Kakavijë pasi ishte pjestar i Shtetit Islamik dhe ka jetuar për disa kohë në Lindjen e Mesme dhe Turqi.