Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Gjirokastër për llogaridhënie publike me qytetarët. Gjatë bashkëbisedimit, një banor iu ankua për ekonominë e dobët duke i thënë se nxirrte vetëm 2 milionë lekë të vjetra në vit. Tregtari u ankua gjithashtu për tarifën e lartë që i kishte vendosur Bashkia Gjirokastër në tregun e ri industrial.
Banori: Z.kryeministër fitoj vetëm 2 milionë lekë gjithsej në vit.
Rama: Jo, mos gënje tani
Banori: Jo nuk gënjej
Rama: Po ç’është kjo 2 milionë lekë në vit
Banori: Po jam shitës ambulant
Rama: Edhe gjirokastriti më gjirokastrit i gjithë gjirokastritëve nuk bën aq pak lekë.









