• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Roland Bejko vlerëson Ramën për Rrugën Kardhiq-Delvinë: Investim me interes strategjik

23/05/2018
Roland Bejko fton demokratët: Merrni pjesë masivisht në votim, t’i japim frymë një opozite të fuqishme

Nga Roland Bejko (Kreu i PD Gjirokaster)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi për dy ditë me rradhë një tur të quajtur dëgjesash dhe llogaridhënie para qytetarëve të Qarkut Gjirokastër. Por, me aq sa pamë dhe dëgjuam asgjë e re nuk mbeti në kujtesën e njerëzve këtu pas largimit të tij dhe shpurrës së madhe qeveritare që e shoqëronte, përvec batutave dhe premtimeve të vjetra të bera në të gjitha ardhjet e tij elektorale. Vizita e Ramës ishte një dështim spektakular, ishte bosh, pa permbajtje,pa ide, pa vizion për zhvillimin ekonomik të zonës, pa mesazhe të reja dhe të rendësishme për qytetarët dhe grupet e interesit për të sotmen dhe të ardhmen e tyre, ishte e zymtë dhe e vrazhdë si vet gjuaha e tij që përdori gjatë gjithë kohës ndaj qytetarëve në të ashtuquajturën llogaridhënie.

Gjirokastra dhe banorët e saj të kulturuar nuk e meritonin një trajtim të tille si ata socialistët që u gjendën në sallën e të ashtuquajturës Dëgjesë dhe Llogaridhënie, ashtu dhe ata që e ndoqën spektaklin e shëmtuar nga ekranet e televizioneve. Së pari ajo nuk ishte dëgjesë, sepse Edi Rama nuk kishte durim ti dëgjonte deri në fund hallet dhe shqetësimet e qytetarëve. Etika e tij e komunikimit ishte poshte nivelit të nje njeriu të zakonshëm.
Kryeministri nuk ishte në gjendje tu jepte pergjigje pyetjeve dhe shqetësimeve personale apo dhe të komunitetit qytetarëve që i ngritën ato me kurrajo para arrogancës dhe brutalitetit të tij edhe pse ishin të para instruktuar nga stafi i Kryeministrit për ato që do thoshin Për cdo problem dhe shqetësim të qytetarëve Edi Rama ju tregonte atyre celsin magjik të zgjidhjes, adresën elektronike „shqiperiaqëduam.al“

I vetmi investim me njefarë interesi strategjik që do ti shërbente zhvillimit të turizmit dhe qarkullimit të shpejtë të njerëzve e mallrave ishte premtimi që Edi Rama bëri për rifillimin e punimeve për përfundimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, e ndërtuar në gjysmën e sëgmentit të saj nga Qeveria Berisha në vitin 2008, por që gjatë 5 viteve në pushtet të Rilindjes, jo vetëm që nuk u shtrua më asnjë metër asfalt, por as nuk u mirëmbajt edhe ajo që ishte ndërtuar nga paraardhesit e tij.Mos të harojmë se ndërtimi i këtij segmenti ka qenë premtim elektoral i Edi Ramës sa herë që ka ardhur në Gjirokastër që nga 2013 e këtij.

Edi Rama u mbur për rritjen e hotelerisë në Gjirokastër, por kjo është meritë inisiativës personale të qytetarëve dhe jo e Qeverisë së tij. U mbur për investimet për restaurimet e banesave në Qafën e Pazarit, por edhe këto janë investime të Fondit Amerikan të Zhvillimit, dhe jo të buxhetit qeveritar. Vetëm 4 milion lekë te vjetra janë dhenë nga qeveria për monomentet e kulturës në Gjirokastër.

U mbur për rilindjen urbane në Libohove, Tepelene e Përmet, dhe tha që fale shtrimit me gurre e beton të shesheve, sot te Tërmeti ne Tepelene ka më shumë turistë suedezë, por ne mendojmë se shpenzimi i kaq shumë parave për fasada nuk është celësi i zgjidhjes së problemeve të mëdha ekonomike që ka zona jonë e varfër. Shumë mirë që u lyen me bojë fasadat e pallateve në Gjirokastër, por pallatet sot gjatë qeverisjes së Ramës janë bosh, dhe po boshatisen perditë e më shumë. Qytetarët po ikin. Janë mbi 10 mijë banorë që janë larguar.

Kryeministri ose nuk i njeh problemet e zones ose i bëri bisht ballafaqimit me to me dashje. Eshtë papërgjegjshmeri që të thuash se braktisja masive e Gjirokastres nga banorët e saj që po ikin nga sytë këmbet nëpër botë në kërkim të një jete me të mirë behet per shkak se ajo eshte zone kufitare me Greqine.. Jo z.Kryeministër, zonë kufitare ka qenë Gjirokastra edhe para se ti të vije në pushtet, u hoqën edhe vizat, por jo vetëm që banorët e kesaj zone nuk u larguan, por të shumtë ishin ata që u kthyen nga Greqia dhe hapën biznese në vendlindje kur Greqia dhe vendet e tjera u mberthyen nga kriza financiare. Eshte arrogancë të thuash se popullsia po plaket se iken rinia pasi është dembele! Jo zoti Kryeminister, Rinia nuk eshte dembele sepse aty ku po shkon, punon edhe me orar të zgjatur po deshe. Por rinia ikën prej vendit të vet sepse ty të mungojnë politikat ekonomike të zhvillimit.

Ju kerkoi fashatarëve të punojnë tokën, por ty të mungojnë politikat e subvencionimit. Nuk ka më financime për arrorët që qeveria Berisha i jepte me shumice dhe që sot fshatarët e zonave përreth po ju shikojnë hajrin këtyre investimeve me lajdhi, shegë, vreshta, arra etj. Fermerët po ikin nga shtëpitë e tyre sepse në vend të subvencioneve për buqësinë e blektorinë Kryeministri ju coi “të Fortët“ për ti mbjellë tokat e tyre me drogë, duke u marrë së bashku me policinë e krimit, edhe ato pak kursime që kishin.

Asnjë fjalë nuk tha Kryeministri për shërbimin shëndetësor që është shkatëruar fare në Gjirokastër, për spitalin rajonal po shkon drejt mbylljes, për Universitetin që ka fare pak studentë, për Aeroportin nuk dha asnjë shpresë, për emergjencat civile ja kaloi fajin Bashkisë ku dhe fondin për studimin e zonës së rëshqitjes që e akordoi këshilli bashkiak genjeu duke thene se e dha qeveria e tij. Nuk tha asnjë fjalë për mungesën e qendrave shëndetësore në fshatra, mungesën e rrugeve, kanalizimeve, shërbimeve etj.

Nuk na tha cfarë politikash ekonomike ka qeveria e tij për zhvillimin e bujqësisë dhe blektorisë në Lazarat, Cepo, Picar, Lunxhëri, Andon Poci. Asnjë fjalë për monomentet e kulturës që janë shembur dhe po shemben, asnj fjalë për urat e rrpzuara dhe për ato që po rrëzphen, dhe ishte i paqartë se cfarë do të bëhet me investimet per përballimin e situatave të emergjencës në zonat me rrezik të lartë si në qytetin e Gjirokastrës dhe në fashatrat përeth.

Ajo që kuptuam të gjithë pas kësaj vizite të Ramës në Gjirokastër është se gjendja do vazhdojë të jetë e zymtë dhe e pashpresë nën qeverisjen e tij. Varferia do thellohet edhe me shume, taksat do jenë edhe më të larta, bizneset do mbyllen edhe më shume, dhe më shumë akoma do vazhdojnë qe njerëzit të largohen nga sytë këmbet sikur të ishte gjëndje lufte. Ndaj, PD ofron ketë zgjidhje:  Në vend që të ikim të gjithë, le të bashkohemi dhe të gjithë së bashku ta rrëzojmë nga pushteti këtë Kryeministër dhe ministrat e tij, që tashme nuk janë thjesht të kapur nga Krimi, por janë bashkëpuntorë dhe drejtues të krimit të organizuar.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al