Ka pasur tensione të shumta edhe në seancën e sotme në Kuvend, teksa PD-ja kishte lajmëruar se kjo e sotmja nuk do të ishte një seancë normale. Ndërkohë që kryeministri Rama ka lënë sallën, pasi duket se nuk ka duruar dot më thirrjet e bërë poshtë karriges së tij. Në seancë mungonte dhe protagonisti tjetër, Fatmir Xhafaj, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Hollandë. Ndërkohë që debatet nuk kanë munguar mes Ballës, Bashës dhe Ruçit. Kreu i PD-së e ka quajtur deputetin Balla një pallosh.










