#TiranaZeroSpace hapi dyert në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës, Venecia 2018, në prani të vizitorëve të shumtë që shprehën interes për pavijonin shqiptar, i cili prezantohet në Arsenale.
Pavijoni shqiptar komisionohet dhe mbikëqyret nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe kurohet nga një ekip që ka si emërues të përbashkët qasjen e thellë kritike ndaj projektimit, një qasje kjo, që kërkon stimujt jo vetëm në botën vizuale, por gjithashtu inspirohet nga pëlhura sociale, njerëzimi, historia dhe kultura lokale si e tërë.
Ky është prezantimi i pestë i Shqipërisë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Bienales, Venecia, në një vijueshmëri dhe përfaqësim nga Ministria e Kulturës që nga viti 2014, si një nga politikat e forta për të zhvilluar diplomacinë kulturore.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, komisionere e Pavijonit Shqiptar, u shpreh në ceremoninë e hapjes :
“Kam nderin dhe përgjegjësinë e madhe që për të pestin vit të prezantojmë së bashku me artistë të ndryshëm dhe arkitektë shqiptarë edicionin e pestë në Bienalen e Venecias, njëherë të artit dhe njëherë të arkitekturës, pikërisht këtu në Arsenale, ku tashmë Shqipëria ka ngritur vatrën e vet, e cila me sa duket do të jetë e gjatë”.
Pavijoni shqiptar komisionohet dhe mbikëqyret nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe kurohet nga një ekipi dhe që ka si emërues të përbashkët qasjen e thellë kritike ndaj projektimit, një qasje kjo, që kërkon stimujt jo vetëm në botën vizuale, por gjithashtu inspirohet nga pëlhura sociale, njerëzimi, historia dhe kultura lokale si e tërë.
“Sfida jonë nuk është më si të ndërtojmë një projekt, por si të jemi më të mirë se viti pararendës. Të jesh më i mirë se vetvetja është një sfidë shumë e madhe. Jam shumë e nderuar që përfaqësohemi këtë vit me një ekip fantastik, një projekt që ka brenda historinë, të sotmen dhe të ardhmen e Tiranës”- u shpreh më tej Kumbaro, e cila shoqërohej në këtë ceremoni nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Pavijoni shqiptar komisionohet dhe mbikëqyret nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe kurohet nga një ekipi i kompozuar me kujdes dhe që ka si emërues të përbashkët qasjen e thellë kritike ndaj projektimit, një qasje kjo, që kërkon stimujt jo vetëm në botën vizuale, por gjithashtu inspirohet nga pëlhura sociale, njerëzimi, historia dhe kultura lokale si e tërë.
Ministrja e Kulturës vizitoi edhe Pavijonin e Kosovës, ku u takua me kuratoren Eliza Hoxha dhe përfaqësues të Kosovës.
Ekspozita e 16-të Ndërkombëtare e Arkitekturës, “La Biennale di Venezia”, u hap zyrtarisht më 26 maj 2018 dhe do të mbyllet më 25 nëntor 2018.
Kurator: Elton Koritari
Autorë: Dorian Tytymçe – “VARKA Arkitekturë”
Florian Pollo – “VARKA Arkitekturë”
Jurtin Hajro – “commonsense.studio
Enri Leka – “Fablab Tirana”
Komisionere: – Mirela Kumbaro, Ministër i Kulturës, RSH
Partnerë: Bashkia e Tiranës










