• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

10% e tenderave të bashkive jepen me klientelizëm

29/05/2018
10% e tenderave të bashkive jepen me klientelizëm

Të paktën 10 për qind e tenderëve dhe kontratave të prokuruara nga bashkitë e gjithë vendit kanë problem ligjore, korruptive, klientelizmi dhe proceduriale. Sipas një studimi të Open Procurement Albania, që merr në vëzhgim tenderët që prej korrikut 2015, janë të paktën 1612 tendera që kanë shkelje të ligjit dhe parimeve të prokurimit publik si mungesa e garës, pabarazia apo klientelizmi gjatë garës.

Rastet më të shpeshta janë tenderët me mungesë gare për fitimin e kontratës ose konkurrencës së munguar me vetëm një operator ekonomik në garë, fenomen ky shumë i përhapur gjatë qeverisjes Rama.

Sipas Open Procurement Albania, cilat janë llojet e shkeljeve më të përhapura?

1.Mungesa e konkurrencës

Prokurimi zhvillohet me një konkurrent të vetëm. Ligji shqiptar i lejon këto lloj procedurash. Shpesh këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokument në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste. Këto tendera meritojnë të konsiderohen të ekspozuara dhe me risk.

Nga 1612 tenderë me shkelje në total, në 953 raste ka pasur mungesë konkurrence.

2.Skualifimi i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit

Pavarësisht se sa operatorë marrin pjesë ën tender, vetem operatori fitues kualifikohet, ndërsa operatorët e tjerë skualifikohen për arsye të ndryshme teknike apo proceduriale dhe oferta e tyre nuk merret fare parasysh.

Nga 1612 tenderë me shkelje në total, në 399 raste ka pasur skualifikim të të gjithë operatorëve, përveç atij fitues.

3.Mungesë Gare, negocim i drejtpërdrejtë (mbi 5 milion lekë)

Janë kontrata pa garë që lidhen si pasojë e bisedimeve mes autoritetit dhe kompanive. Këto do duhej të lejohen vetëm në raste të caktuara, ku një situatë emergjente shoqërohet me nevojën për ndërhyrje të shpejtë përmes një kontrate. Në secilin rast publikimi i kontratës duhet të ketë në mënyrë eksplicite arsyen që çoi në kushtet e negocimit të drejtpërdrejtë. Për çdo procedurë negocim i drejtpërdrejtë pa shpjegim eksplicit të arsyes, do të vendoset një red flag (flamur i kuq që tregon rrezik). Nga 1612 tenderë me shkelje në total, në 114 raste ka pasur negocim të drejtëpërdrejtë, pa hapur fare garë./exit.al

Related Posts

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

15/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al