• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dalin shifrat/ Ja sa shqiptarë aplikuan për Lotarinë Amerikane dhe sa dolën fitues

31/05/2018
Flet avokati: Fituesi i Lotarisë amerikane, si duhet të përgatitet për intervistë në ambasadë

Statistikat e reja të publikuara nga Departamenti i Shtetit tregojnë se gati 13% e popullsisë provoi fatin duke aplikuar për llotarinë amerikane, dhe aplikuesit janë shtuar nga viti në vit. Në sezonin e vitit 2018 të llotarisë amerikane shqiptarët duket se thyen një rekord të ri duke plotësuar 189 mijë aplikime për 367 mijë aspirantë për emigrim, me një rritje të konsiderueshme me vitet e shkuara, bëhet e ditur nga statistikat e reja të publikuara nga Departamenti i Shtetit. Më pak se 4500 shqiptarë u shpallën fitues të llotarisë për këtë vit, me një rritje të konsiderueshme nga 2400 të zgjedhur në vitin 2017. Numri i vogël i përfituesve nuk i ndaloi shqiptarët të ëndërrojnë.

Në vitin 2015, shqiptarët patën mbushur 100 mijë aplikime për 200 mijë persona, ku te shifra e dytë përfshihen edhe familjarët e aplikantëve. Në vitin 2016, numri i aplikantëve bashkë me familjarët e tyre u rrit më tej në 246 mijë ndërsa në vitin 2017 kishte 162 mijë aplikime për afro 316 mijë vetë. Viti 2018 duket se shënoi rekordin historik në këtë drejtim me 376 mijë aplikime.

Departamenti i Shtetit i publikon statistikat e aplikimeve një herë në tre vjet. Shqipëria rezulton një nga vendet me më shumë aspirantë për emigrim në SHBA nëse merren parasysh edhe përmasat e popullsisë. Për shembull, Algjeria, e cila ka 40 milionë banorë, ka krahasimisht më pak aplikime se sa Shqipëria. Kongo-Kinshasa, një shtet i stërmadh me 78 milionë banorë, kishte gjatë vitit të kaluar 775 mijë aplikantë.

Llotaria amerikane është bërë gjithashtu gjithnjë e më popullore edhe në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar Kosova regjistroi 25 mijë aplikime për afro 52 mijë aspirantë, gjithashtu me rritje në ndjeshme me pak vite më parë. Maqedonia pati shifra të ngjashme, 24 mijë aplikime për 47 mijë aspirantë ndërsa Serbia pati 30 mijë aplikime për 53 mijë shtetas. Edhe numri i aplikantëve nga Greqia është në rritje, megjithëse në shifra të ulëta. Gjatë vitit të kaluar kishte rreth 7 mijë aplikime nga Greqia për 13 mijë persona.

I gjithë Ballkani ka njohur emigrim masiv përgjatë dekadave të fundit, por Shqipëria duket se mban rekord si për sa i përket numrit të atyre që ikën, ashtu edhe sa i përket numrit të atyre që ëndërrojnë ende të ikin./ BIRN

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna në Vlorë, distancohet Flamurtari: Këto veprime nuk përfaqesojnë vlerat e klubit, gati të bashkëpunojmë me Policinë

Dhuna në Vlorë, distancohet Flamurtari: Këto veprime nuk përfaqesojnë vlerat e klubit, gati të bashkëpunojmë me Policinë

21/12/2025
Man.City i fut “frikën” Arsenal, Guardiola bën “presion” me Haaland, ndizet gara për titull në Angli

Man.City i fut “frikën” Arsenal, Guardiola bën “presion” me Haaland, ndizet gara për titull në Angli

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al